Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Lajme

Investim prej 1 miliard euro për gazifikim, premton Mickoski

Përditësimi i fundit: 2024/11/16 at 11:22 AM
Publikuar November 16, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Një termocentral me gaz mund do të ndërtohet në Maqedoninë e Veriut. Investimi prej 1 miliardë euro është paralajmëruar nga kryeministri Hristijan Miçkoski. Sipas tij, e vetmja mënyrë për të reduktuar menjëherë ndotjen e ajrit – është që në ato mjedise ku përdoren dru ose mjete të tjera ngrohjeje, kryesisht mbetje druri dhe shpesh goma, ata përdorues nuk kanë faj, por gjendja e tyre sociale është e tillë që ata detyrohen, të zëvendësohet nga një energji tjetër e pranueshme për ta, që është ngrohja qendrore.

“Si do ta arrijmë ngrohjen qendrore në mënyrën më të lirë, përmes ndërtimit të impianteve të gazit me kogjenerim që gjatë dimrit – do të prodhojnë njëkohësisht energji elektrike dhe ujë të ngrohtë, i cili do të shpërndahet përmes tubave të ngrohjes në mjediset që sot përdorin energji që fatkeqësisht lëshon grimcat PM2.5 dhe PM10 në ajër dhe kjo është 60% e faktorit që ndikon në ndotjen e ajrit”, tha Mickoski ndërsa paralajmëroi se Qeveria është duke punuar në disa projekte të tilla.

- Reklamim -

Për të enjten ishte paralajmëruar takim në Qeveri me një investitor potencial që dëshiron të investojë 1 miliard euro në këtë lloj objektesh prodhuese. Për më tepër, ai nuk do të jetë me çmime të privilegjuara, por se gjithçka do të jetë në kushtet e tregut.

“Qëllimi im është që shteti të jetë pjesë e paketës, të jetë bashkëpronar në vetë investimin me tokë, me lidhje… sepse vlerësojmë që investitorët privatë që kanë akses në gaz, mund ta sjellin këtu në mënyrë më të thjeshtë dhe më fleksibile se shteti”, tha Mickoski, duke shtuar se nëse gjithçka shkon siç duhet me negociatat, projekti duhet të fillojë të realizohet gjatë vitit të ardhshëm dhe të jetë gati për tre vjet.

Nga ana tjetër, propozim-ligji për projektin investues për stacionin e kogjenerimit “Mytilinios” nuk u votua nga përbërja e kaluar e Parlamentit dhe si duket është lënë në “harresë”. Ndër projektet të qeverisë së kaluar ishin edhe ndërtimi i termocentraleve në Shën Nikollë, Shtip, Pehçevë. Të gjitha ato kishin një sërë përfitimesh që rrallë i gëzon një biznes vendor, andaj edhe kishte kritika të mëdha nga ekspertët.

Projektligji parashikonte që kompania greke “Mytilinios” do të ndërtojë një termocentral kogjenerues të gazit në Shkup, i cili do të kushtojë 290 milionë euro dhe Maqedonia e Veriut do t’i japë ndihmë shtetërore prej 50 milionë euro. “Mytilinios”, sipas ligjit të propozuar, do të përfitonte ndihmë shtetërore prej 50 milionë euro dhe blerje të energjisë elektrike dhe ngrohjes pa prokurim publik. Shlyerja do t’i garantohej me çmime që nuk janë në bursë. Kompania pritej të merrte tokë shtetërore, që shteti duhej ta urbanizonte. Edhe nga investitorët e tjerë, të mbuluar nga këto ligje, shteti duhej të blejë energji elektrike dhe ngrohje pa prokurim publik. Kapaciteti i instaluar për prodhimin e energjisë elektrike i projektit të paralajmëruar ishte nga 130 në 165 Megavat orë dhe energji termike nga 90-105 Megavat orë. Prodhimi vjetor i energjisë elektrike pritej të jetë rreth 1.150 Megavt orë energji elektrike dhe 275 Megavat ore energji termike.

Në sektorin energjetik në vend me vite është aktiv edhe termocentrali kogjenerativ TETO, me 10 për qind pronësi vendor, dhe pjesën tjetër nga Qipro, apo më saktë me pronar afarist rus. Ai në 2022 kishte fitim prej 11 milionë euro dhe qarkullim prej 320 milionë euro dhe shpëtoi sezonin e ngrohjes në Shkup, por edhe sektorin energjetik për furnizimin me rrymë gjatë turbulencave energjetike në vitet e kaluara, duke prodhuar edhe 20 për qind të nevojave të vendit për energji elektrike. TETO ka një kapacitet vjetor prej 220 Megavat orë për prodhimin e energjisë elektrike dhe 160 Megavat orë për prodhimin e energjisë termike. Impianti me gaz është në pronësi të kompanisë qipriote “Bitar Holdings Limited”, e cila nga ana tjetër është në pronësi të prodhuesit rus të energjisë elektrike TGC-2.

Energjia elektrike në Maqedoni kryesisht prodhohet nga qymyri dhe pjesërisht nga gazi natyror, ndërsa vitet e kaluara edhe nga mazuti. Qymyri nuk mihet mjaftueshëm dhe nuk është i një cilësie të kënaqshme, ndaj vendi duhet ta importojë atë, si dhe naftën dhe gazin natyror. Kapacitetet e prodhimit të energjisë elektrike janë lënë pas dore për dekada dhe nuk investohet në kapacitete të reja strategjike me përjashtim të atyre me erë dhe diell, por që kanë problem me magazinimin e energjisë apo ruajtjen e saj në bateri . Pra, këto janë burime energjie që janë të ndryshueshme në natyrën e prodhimit. Fotovoltaikët nuk mund të prodhojnë energji elektrike gjatë natës ose kur nuk ka diell të mjaftueshëm, etj., dhe era ndonjëherë është aty, dhe ndonjëherë mungon. Kjo është arsyeja pse sfida për energjinë është zhvillimi më i shpejtë i baterive që do të jenë në gjendje të ruajnë energjinë e prodhuar nga era dhe dielli kur ka tepricë dhe më pas ta kthejnë atë në rrjet kur ka nevojë. Shpresohet që të kemi bateri të përmirësuara dhe ai problem ngadalë por me siguri pritet të kapërcehet.

Megjithatë, çekuilibri ndërmjet prodhimit nga burimet e rinovueshme dhe konsumit duhet të kompensohet nga ajo që quhet energji bazë, e cila mund të merret nga uji, qymyri dhe gazi. Me fjalë tjera vendi ka nevojë për energji elektrike bazë në periudhat kur nuk ka diell dhe erë. Këtë po ndjejmë pak ditë më parë kur shteti bleu energjinë elektrike me çmimin e bursës dhe shpenzoi disa milionë euro . Gjithashtu, vendi importon një të tretën e energjisë elektrike që konsumon në vit dhe nuk ka as energjense të mjaftueshme për prodhim. Pas agresionit rus kundër Ukrainës, çmimet e energjisë elektrike dhe gazit natyror në Evropë janë rritur në mënyrë dramatike. Objektet më të mëdha prodhuese janë Kombinati i Minierave dhe Energjetikës së Manastirit (REK) dhe termocentralet Osllome dhe Negotinë.

TOP Lajmet

Nënkryetari i FRASH, Ensar Ismeti, kritikon drejtimin e ASH: Politika nuk është trampolinë, por përgjegjësi
Lajme
Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës
Ekonomi Lajme
Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN
Lajme
Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet
Lajme
Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria
Lajme
Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit
Lajme
ETIKETUAR: Mickovski, toplajm
3shi.net 16 Nëntor, 2024 November 16, 2024
Artikulli i mëparshëm Mexhiti: Sistemi “One Stop Shop” me Kosovën do jetë i njejtë siç e ka me Shqipërinë
Artikulli tjetër VLEN: Për ne kujdesi ndaj fëmijëve është mbi çdo interes tjetër, Rexhep Memedi po e bën punën e drejtorit siç duhet

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    Bujar Osmani ‘thumbon’ Albin Kurtin: Kush prish marrëdhëniet me SHBA-të, i bën dëmin më të madh shqiptarëve

    3shi.net March 1, 2024
    Kryeministri rumun jep dorëheqjen, dështoi në raundin e parë të balotazhit presidencial
    Taravari: Kur ta bëjmë qeverinë, do të punojmë e nuk rehatohemi në kolltuqe
    Fronti Europian: Qytetarët janë të gatshëm për Një Kryeministër për të gjithë
    Mexhiti: Qeverisja jonë do të jetë pragmatike, qytetari do ta ndjejë ndryshimin
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Nënkryetari i FRASH, Ensar Ismeti, kritikon drejtimin e ASH: Politika nuk është trampolinë, por përgjegjësi

    May 17, 2025
    EkonomiLajme

    Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës

    May 17, 2025
    Lajme

    Ekskluzive: Zbulohet se si Taravari i kishte propozuar Mickoskit të formojnë Qeveri me Ahmetin!

    May 17, 2025
    Lajme

    Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN

    May 17, 2025
    Lajme

    Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet

    May 17, 2025
    Lajme

    Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria

    May 17, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?