Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti ka prezantuar sot një tjetër investim të rëndësishëm për sportin dhe rininë në Çair. Në bashkëpunim me zëvendësministren e Sportit Safije Sadiki, kryetarin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë Masar Omeragiç dhe kryetarin e Komunës së Çairit Visar Ganiu, u prezantua projekti për rikonstruktimin dhe ndërtimin e fushës ndihmëse në kuadër të stadiumit të FC Shkupit.
Fusha ndihmëse do të ketë përmasa 80 metra gjatësi dhe 50 metra gjerësi, me koris mbrojtëse 3 metra në të katër anët. Ajo do të ndërtohet sipas standardeve të FIFA-s, me bari artificial cilësor, sistem atmosferik për kullim të ujërave dhe ndriçim të plotë, që e bën të përdorshme në çdo kohë dhe gjatë të gjitha kushteve klimatike.
“Ky është një hap konkret drejt përmirësimit të kushteve për stërvitje dhe zhvillim profesional,” tha Mexhiti, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes për të rinjtë e pasionuar pas futbollit.
Ky projekt pritet të ofrojë më shumë hapësira cilësore për trajnime dhe zhvillimin e talenteve të reja, duke e forcuar infrastrukturën sportive në Komunën e Çairit.