Investim historik në zhvillimin rajonal! Daut Memishi zyrtarizon kontratat që do të transformojnë komunat e vendit

1 Min. Leximi

Drejtori i Byrosë për Zhvillim Rajonal, Daut Memishi, ka nënshkruar sot kontratat për vitin 2025 me të gjitha Qendrat për Zhvillimin e Rajoneve Planore dhe kryetarët e komunave përfituese të projekteve strategjike që pritet të ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.

Ky moment shënon një kthesë kyçe në politikën e investimeve publike, duke vënë në qendër zhvillimin e qëndrueshëm dhe të drejtë për çdo rajon të vendit, pa dallim.

- Advertisement -

“Ky është vetëm fillimi! Me këtë hap, ne i japim jetë projekteve që nuk janë thjesht ide në letër, por ndërhyrje konkrete që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e përditshme të njerëzve. Zhvillimi i balancuar nuk është më slogan, por realitet në veprim,”, tha Memishi.

Në ditët në vijim pritet të vijojë nënshkrimi edhe me komunat e tjera përfituese, duke e shtrirë këtë valë investimesh në të gjithë territorin.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull