Investim amerikan prej 35 milionë eurosh dhe 100 vende të reja pune në RMV, paralajmëroi Mickoski

2 Min. Leximi

Pas investimit prej 500 milionë dollarësh të Alkazar Enerxhi në parkun e erës, i cili është më i madhi në rajon dhe investimi i kompanisë gjermano-belge Epsoteh Aim në Petrovec prej 20 milionë eurosh, Vabptek-u amerikan do të investojë në Maqedoni. Kompania Vabtek është pjesë e pesëqind kompanive më të mëdha në SHBA, njoftoi kryeministri Hristijan Mickoski, transmeton Portalb.mk.

“Realizova takim me nënkryetarin ekzekutiv të kompanisë në Uashington ku u konfirmua dinamika e realizimit të investimit të ri. Më shumë se 100 vende të reja pune, investim me vlerë prej 35 milionë euro. Investimet do të bëhen në prodhimin e frenave për mjetet hekurudhore”, njoftoi Mickoski.

- Advertisement -

Ndryshe më 5 korrik, u njoftua se kompanitë gjermane EPSOTECH e cila në partneritet me kompaninë belge AIM do të investojë në ndërtimin e një fabrike të re prodhuese në vend, për të cilën do të investohen 20 milionë euro. Siç njoftoi Qeveria e Maqedonisë së Veriut për një vit do të hapen 110 vende të reja pune.

- Advertisement -

Nga ana tjetër në fund të qershorit 2024, Qeveria shpalli një investim tjetër po aq të madh. Më 25 qershor 2024, Alcazar Energy Partners, investitori kryesor në burimet e rinovueshme të energjisë në tregjet në zhvillim, njoftoi fillimin e investimit të parkut më të madh të erës në Maqedoninë e Veriut me kapacitet deri në 400 MW.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull