Inter-Arsenal, mësoni formacionet zyrtare të superndeshjes së mbrëmjes Inter-Arsenal, mësoni formacionet zyrtare të superndeshjes së mbrëmjes

1 Min. Leximi

Kthim në Champions League për Interin dhe Arsenalin, që ndeshen në orën 21:00. Pas një nisjeje perfekte në katër ndeshjet e para, Interi ka pësuar dy humbje radhazi, ndaj Atletico Madrid-it dhe Liverpool-it, dhe ndaj Arsenalit kërkon fitore për të mos rrezikuar kualifikimin direkt në 8-shen e finales.

Në mbrojtje, Chivu rikthen Acerbi-n së bashku me Akanji-n dhe Bastoni në sistemin e zakonshëm 3-5-2. Në krahë konfirmohen Luis Henrique dhe Dimarco, ndërsa në mesfushë zgjidhet Sucic në vend të Mkhitaryan, bashkë me Barella-n dhe Zielinski-n. Në sulm, Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram formojnë çiftin e zakonshëm.

Nga ana tjetër, Arteta për Arsenalin aktivizon Saka dhe Trossard në vend të Madueke-s dhe Martinelli-t, ndërsa Rice mbetet jashtë. Mesfusha përbëhet nga Eze, Zubimendi dhe Merino, ndërsa në mbrojtje janë Timber, Saliba, Mosquera dhe Lewis-Skelly.

Image

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull