Kryeministri Hristijan Mickoski këto ditë do të mësojë nëse Bullgaria pranon takim me Shkupin zyrtar në kuadër të Samitit të Natos në Hagë. Ai tha se këto ditë personalisht do të dëgjohet me kreun e Këshillit Evropian Antonio Koshta për të mësuar përgjigjen e Bullgarisë ndërkohë që qeveria e vendit është treguar e gatshme për këtë takim.
Ndërkohë, zyrtarët në Sofje janë ankuar për presione rreth çështjes së Maqedonisë. Presidenti bullgar Rumen Radev madje kishte thënë se me të nuk mund të rinegociohet. Mickoski pret që çështja e identitetit dhe problemi që ka krijuar qeveria e kaluar, të qartësohet brenda BE-së në fund të muajit.
“Ndjej keqardhje që aleat i joni në NATO sillet kështu ndaj aleatit të tij në NATO. Por, këtë ua lë ta gjykojnë anëtarët e tjerë të aleancës. Nëse më 24 qershor nuk vendoset në fuqi në Komisionin për punë të jashtme të Parlamentit Evropian rezoluta në të cilën thuhet qartë “identiteti dhe gjuha e veçantë shumëshekullore maqedonase”, atëherë nuk është problem kushtetuta por identiteti dhe gjuha shumëshekullore maqedonase”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër.
Samiti i NATO-s do të mbahet në Hagë më 24 dhe 25 qershor. Kryeministri më herët kishte deklaruar se ai është një mundësi e mirë për takimin, në të cilin parashikohet të pjesë presidentja Gordana Siljanovska Davkova, presidenti i Këshillit Evropian Antonio Koshta, presidentja e KE-së Ursula von der Lajen, përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Kaja Kallas dhe ndoshta edhe Sekretari i përgjithshëm të NATO-s Mark Rute.