Iniciativat e pavarura qytetare në Shkup bashkohen në një parti të përbashkët për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale

3 Min. Leximi

Në një përpjekje për t’iu kundërvënë përpjekjeve të partive për të përjashtuar iniciativat e pavarura nga procesi zgjedhor, disa lëvizje qytetare dhe aktivistë po bashkohen në një platformë të përbashkët, të regjistruar zyrtarisht. Ata njoftojnë veprim të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme me qëllim ofrimin e një alternative reale që do të përfaqësojë interesat e qytetarëve, transmeton Portalb.mk.

Iniciativat “Shans për Qendrën”, “Të Pavarurit për Karposhin – Për Mbrojtjen e Karposhit” dhe “Të Gjelbrit nga Gazi Baba” tashmë i janë bashkuar kësaj platforme të re.

- Advertisement -

Edhe pse disa nga organizatat, përfshirë “Qytetin e Gjelbër Human”, kanë diskutuar së fundmi formimin e një platforme të përbashkët partiake, kjo aleancë e re thekson se Qyteti i Gjelbër Human ka vendosur të veprojë në mënyrë të pavarur si parti.

Iniciativat e mbetura mbeten të bashkuara dhe njoftojnë formimin e një platforme të përbashkët politike e cila, sipas ligjit, duhet të regjistrohet zyrtarisht si parti.

“Qytetarët kanë të drejtë të zgjedhin përfaqësues që përfaqësojnë vërtet interesat e tyre. Qëllimi ynë është t’u japim atyre këtë mundësi përmes një qasjeje të bashkuar dhe transparente”, thotë iniciativa.

Ata njoftojnë se së shpejti do të publikojnë listat e kandidatëve dhe informacionin në lidhje me procesin e mbështetjes së kërkuar për regjistrim.

- Advertisement -

Qytetarët do të kenë mundësinë të japin nënshkrimet për mbështetjeje, por kujtohet se sipas ligjit, nënshkrim mund të jepet vetëm për një parti të sapoformuar.

“Ne do të veprojmë së bashku, me njerëz të ndershëm, një vizion të fortë dhe përvojë të fituar në terren. Lufta jonë vazhdon – hapur, me guxim dhe së bashku”, thonë ata.

Nismat e pavarura dhe aktivistët qytetarë nga mbarë vendi vazhdimisht kanë reaguar për pjesëmarrjen e kandidatëve të pavarur në zgjedhje, për pasiguritë ligjore dhe vënien në pikëpyetje të të drejtave të garantuara kushtetuese të mijëra qytetarëve, me dështimin për të përcaktuar pjesëmarrjen e kandidatëve të pavarur në zgjedhjet e ardhshme.

Të qarta janë datat, por jo edhe rregullat sa i përket ndryshimeve të Kodit Zgjedhor për të cilat partitë politike janë bërë lëmsh sepse duhet të votohen me shumicë Badinteri. Propozim-ligjin e parë ua rrëzoi Gjykata Kushtetuese. Aktualisht ndryshimet e Kodit Zgjedhor ndodhen në lexim të dytë në Kuvendin e RMV-së.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull