Infektologu Fadil Cana godet ashpër Arsovskën: Shkupi i mbytur në mbeturina, rrezik i drejtpërdrejtë për shëndetin publik

1 Min. Leximi

Infektologu i njohur, Fadil Cana, ka reaguar ashpër ndaj gjendjes alarmante të pastërtisë në Shkup, duke e akuzuar kryetaren e qytetit, Danella Arsovska, për dështim të plotë në një nga detyrat më themelore, pastrimin e kryeqytetit.

Në një status të publikuar në rrjetet sociale, Cana thekson se rrugët e Shkupit janë shndërruar në deponi të hapura, ndërsa era e keqe, infeksionet, brejtësit dhe insektet janë bërë pjesë e përditshme e jetës së qytetarëve.

- Advertisement -

“Në këto temperatura të nxehta Shkupi po mbytet në mbeturina, ndërsa autoritetet e kryeqytetit heshtin! Kryetarja e Shkupit ka dështuar plotësisht në pastrimin e qytetit. Ky nuk është vetëm dështim menaxherial, por rrezik i drejtpërdrejtë për shëndetin publik,” shkruan Cana.

Ai paralajmëron se në këto kushte, përhapja e sëmundjeve infektive është e pashmangshme dhe fajëson autoritetet për kthimin e Shkupit në një “bombë biologjike” që rrezikon shëndetin e fëmijëve, të moshuarve dhe gjithë qytetarëve.

“Mjaft me paaftësinë! Mjaft me injorancën! Shkupi ka nevojë për përgjegjësi, jo propagandë,” përfundon reagimin e tij infektologu Cana.

 

- Advertisement -

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull