Indi, të paktën 87 të vdekur nga rrëmuja gjatë një meshe

1 Min. Leximi

Të paktën 87 persona kanë humbur jetën për shkak të rrëmujës gjatë një meshe në rajonin Uttar Pradesh të Indisë, transmeton Anadolu.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

Sipas lajmit të kanalit NDTV, rrëmuja ndodhi gjatë aktivitetit të lutjes masive të quajtur “satsang” e cila u mbajt në qytezën Sikandara Rau në zonën Hathras të Uttar Pradeshit.

Një nga zyrtarët e zonës Hathras, Ashish Kumar tha se sipas informacioneve të marra nga institucionet shëndetësore në rrëmujë humbën jetën 87 persona, përfshirë fëmijë, ndërsa të plagosurit u dërguan në spital.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi shprehu ngushëllimet e tij për familjet e atyre që humbën jetën në rrëmujë.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull