Prokuroria në Shtip ka ngritur procedurë urgjente kundër 43 vjeçarit, me inicialet A.A. nga Shkupi i cili sulmoi fizikisht dy futbollistë të moshave të reja, në ndeshjen në mes Bregallnicës dhe Shkupit. I dyshuari akuzohet për dhunë të rëndë të ushtruar në stadiumin “Belo Brdo” në Shtip ndaj dy të miturve të lindur në vitin 2010, lojtarë të ekipit Bregallnica Incidenti ndodhi në minutën e 89-të të ndeshjes, kur gjyqtari dha një karton të dytë të verdhë, duke përjashtuar nga loja djalin e të dyshuarit. I pakënaqur me vendimin, djali fillimisht u soll në mënyrë josportive dhe u përpoq të konfrontohet me grushte me një nga lojtarët e Bregallnicës. Pastaj babai i tij hyri në fushë dhe filloi t’i godiste dy lojtarët duke u shkaktuar lëndime trupore. Incidentin nxiti reagime të ashpra nga Federata e Futbollit të Maqedonisë, e cila paralajmëroi masa të ashpra, ndërsa KF Shkupi u distancua nga ky incident dhe dënoi veprimet e dhunës.
Incidenti në Shtip, procedurë urgjente ndaj 43 vjeçarit nga Shkupi

TOP Lajmet
3shi.net
Ndani këtë artikull
Na ndiqni
Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Buletini javor
Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!
Lajme popullore
- Reklamim -


