Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Lajme

Inaugurimi i presidentit të ri duhet të bëhet më së voni më 12 maj, kur i skadon mandati Pendarovskit

Përditësimi i fundit: 2024/05/09 at 12:47 PM
Publikuar May 9, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas zyrtarizimit të rezultateve zgjedhore, më së voni më 12 maj duhet të mbahet seanca parlamentare për inaugurimin e presidentes së sapozgjedhur Gordana Siljanovska Davkova. Ajo para deputetëve nga përbërja e vjetër duhet të japë deklaratë solemne, pas së cilës dhe fillon mandati i saj. Më 12 maj i skadon mandati presidentit aktual i cili ishte edhe kandidat për president, Stevo Pendarovski.

Mbledhjen për inaugurimin e presidentit të ri duhet ta thërrasë presidenti aktual i Kuvendit Jovan Mitreski. Në takimin me gazetarët në fund të marsit, Mitreski ka bërë të ditur se ky do të jetë një nga aktivitetet e fundit të përbërjes së vjetër të Kuvendit, para konstituimit të përbërjes së re parlamentare.

- Reklamim -

Nëse inaugurimi i presidentit të ri do të ndodhë më 12 maj, ai duhet t’i ndajë mandatin përbërjes së re të Qeverisë.

Në bazë të Kushtetutës presidenti i Republikës është komandant suprem i forcave të armatosura. Presidenti ushtron të drejtat e tij në bazë dhe në kuadër të Kushtetutës dhe ligjeve, ndërsa zgjidhet në zgjedhje të përgjithshme dhe zgjedhjet e drejtpërdrejta, me votim të fshehtë, për një periudhë pesë vjeçare.

Për president zgjidhet kandidati i cili ka fituar shumicën e votave nga votuesit të cilët kanë votuar, nëse kanë votuar më shumë se gjysma e votuesve.

Zgjedhja për president të Republikës kryhet në 60 ditët e fundit të mandatit të presidentit të mëparshëm. Në rast të përfundimit të mandatit të presidentit të Republikës prej cilave do arsye, zgjedhja e presidentit të ri bëhet brenda 40 ditëve nga dita e përfundimit të mandatit.

Para marrjes së detyrës, presidenti i Republikës jep deklaratë solemne para Kuvendit ku merr përsipër të respektojë Kushtetutën dhe ligjet.

Në rast të vdekjes, dorëheqjes, pamundësisë së përhershme për të kryer funksionin ose përfundimin e mandatit në bazë të Kushtetutës, deri në zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës, funksionin e presidentit të Republikës e kryen kryetari i Kuvendit.

Kushtet për ndërprerjen e funksionit të presidentit të Republikës e përcakton Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë në bazë të detyrës zyrtare.

Detyra e presidentit të Republikës është e papërputhshme me kryerjen e një funksioni, profesioni ose pozicioni tjetër publik në një parti politikë. Presidenti i Republikës gëzon imunitet. Gjykata Kushtetuese vendos heqjen e imunitetit të presidentit me dy të tretat e shumicës së numrit të përgjithshëm të gjyqtarëve.

Presidenti i Republikës së Maqedonisë e cakton mandatin për përbërjen e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë; emëron dhe shkarkon me dekret ambasadorët dhe deputetët e Republikës së Maqedonisë jashtë vendit; merr akreditimet dhe letrat e revokimit të përfaqësuesve të huaj diplomatik; propozon dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë; propozon dy anëtarë të Këshillit Gjyqësor Republikan, emëron tre anëtarë të Këshillit të Sigurisë së Republikës së Maqedonisë; propozon anëtarët e Këshillit për marrëdhënie ndërkombëtare; emëron dhe shkarkon bartës të tjerë të funksioneve shtetërore dhe publike; jep dekorata dhe mirënjohje në përputhje me ligjin; jep falje në pajtim me ligjin dhe kryen funksione të tjera të përcaktuara në bazë të Kushtetutës.

Presidenti i Republikës e njofton Kuvendin për çështjet e kompetencës së tij të paktën një herë në vit. Kuvendi mund të kërkojë nga presidenti i Republikës mendim për çështjet që janë në juridiksionin e tij.

Presidenti i Republikës është kryetar i Këshillit të sigurisë, ndërsa e përbëjnë: presidenti, kryetari i Kuvendit, kryetari i Qeverisë, ministrat që udhëheqin organet e administratës shtetërore në fushën e sigurisë, mbrojtjes dhe punëve të jashtme dhe tre anëtarë të cilët emërohen nga presidenti i Republikës.

Këshilli i shqyrton çështjet të lidhura me sigurinë dhe mbrojtjen e Republikës dhe jep propozime në Kuvend dhe Qeveri.

Presidenti i republikës është përgjegjës për shkeljen e Kushtetutës dhe të ligjeve në kryerjen e të drejtave të detyrës së tij. Procedurën për përcaktimin e përgjegjësisë së presidentit të Republikës e ngrit Kuvendi me shumicën e dy të tretave të votave të numrit të përgjithshëm të deputetëve. Përgjegjësia e presidentit vendoset nga Gjykata Kushtetuese me shumicën e dy të tretave të votave të numrit të përgjithshëm të gjyqtarëve.

Nëse Gjykata Kushtetuese konstaton përgjegjësi të presidentit të Republikës, funksioni i tij pushon në bazë të Kushtetutës.

TOP Lajmet

Taravari: S’na lanë të sjellim ligjin për përfaqësim të drejtë, s’kemi çka kërkojmë në Qeveri
Lajme
VLEN: Bashkëpunimi rajonal është në përputhje me standardet evropiane
Lajme
Kryetari i Komunës së Tetovës, Kasami për vizitë zyrtare në Komunën e Hornit të Austrisë
Lajme
Mbahet mbledhja inaugurues e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Ndjekjen e Progresit të Strategjisë Nacionale të Zhvillimit
Lajme
Presidenti Erdoğan në Tiranë: Nga Shqipëria do ta ngremë zërin për paqe për gjithë botën
Bota dhe Rajoni
Rama i ulet në gjunjë Melonit
Bota dhe Rajoni
3shi.net 9 Maj, 2024 May 9, 2024
Artikulli i mëparshëm 9 vjet nga “Lagjja e Trimave”
Artikulli tjetër VMRO-VLEN dakordohen, VLEN do ket 4 ministri dhe kryetarin e parlamentit

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    LajmePolitikë

    VLEN: Gënjeshtrat e Ahmetit nuk po kalojnë as tek deputetëte Frontit Europian

    3shi.net September 22, 2024
    Nxënësit e shkollave të mesme në Tetovë bojkotojnë mësimin, kërkojnë shkurtim të orëve për të arritur iftarin në shtëpi
    UNICEF: Askund nuk është e sigurt për të shkuar 600 mijë fëmijët e qytetit Rafah
    451 nxënës të Shkollës Fillore “Naim Frashëri” në Moranë të Studeniçanit prej sot bojkotojnë mësimin
    Mexhiti: Fillimi i epokës së re për Tetovën – përurohet bulevardi modern “Vidoe Smileski Bato”
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Taravari: S’na lanë të sjellim ligjin për përfaqësim të drejtë, s’kemi çka kërkojmë në Qeveri

    May 16, 2025
    Lajme

    Sela kundër Ahmetit dhe Taravarit: Nuk pranoj nënçmim dhe përulje

    May 16, 2025
    Lajme

    VLEN: Bashkëpunimi rajonal është në përputhje me standardet evropiane

    May 16, 2025
    Lajme

    Hoxha kundër Taravarit dhe BDI-së: Kam qenë dhe jam USHTAR i VLEN-it

    May 16, 2025
    Lajme

    Kryetari i Komunës së Tetovës, Kasami për vizitë zyrtare në Komunën e Hornit të Austrisë

    May 16, 2025
    Lajme

    Mbahet mbledhja inaugurues e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Ndjekjen e Progresit të Strategjisë Nacionale të Zhvillimit

    May 16, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?