Deputetja e VLEN-it, Imërlije Saliu, ka njoftuar se Zyra Rajonale e Librave Amë në fshatin Çegran tashmë do të jetë funksionale dhe në shërbim të plotë për qytetarët e zonës.
“Jam e lumtur të ndaj me JU se zyra rajonale e librave amë në fshatin Çegran do të jetë në funksion të plotë në shërbim të qytetarëve”, shkroi Saliu në një postim në Facebook, duke theksuar se ky nuk ishte thjesht një premtim elektoral, por një rezultat konkret i angazhimit institucional.
Si përfaqësuese e zonës dhe pjesë e koalicionit VLEN, ajo nënvizoi se Çegrani ka qenë gjithmonë një ndër prioritetet e saj.
“Si deputete e kësaj zone dhe përfaqësuese e koalicionit VLEN, Çegranin e kemi pasur gjithmonë ndër prioritetet tona, jo vetëm me këtë çështje konkrete, por edhe me projekte të tjera zhvillimore”, theksoi ajo.
Deputetja shtoi se ky është një rezultat i një ndjekjeje të kujdesshme dhe serioze të kërkesave të banorëve dhe se vendbanimi do të marrë atë që i takon me të drejtë.
“Kjo është çështje e ndjekur me kujdes dhe seriozitet. Çegrani do të marrë atë që i takon me të drejtë!”, përfundoi Saliu.