Imerlije Saliu: VLEN mbetet fryma e ndryshimit

2 Min. Leximi

Bazuar në zuvillimet e fundit në koalicionin VLEN dhe largimin e Arben Taravarit dhe ASH-së nga koalicioni, deputetja e VLEN-it, Imerlije Saliu i ka falënderuar publikisht të gjithë 107.000 votuesit që e kanë mbështetur këtë koalicion në zgjedhjet parlamentare, duke shtuar se pavarësisht zhvillimeve të fundit, do të mbeten të përkustiar në ruajtjen e besimit të qytetarëve.

Postimi i plotë i deputetes Saliu në Facebook:

- Advertisement -

Si deputete e VLEN, ndjej përgjegjësi morale dhe politike përpara 107,000 qytetarëve që na besuan përfaqësimin e tyre dhe përkrahën me bindje të palëkundur idenë e ndryshimit. Zhvillimet e fundit brenda koalicionit pa gjykuar aspak qendrime e detaje, na vendosin përpara një reflektimi të domosdoshëm.

Dëshiroj t’ju drejtohem me ndershmëri e transparencë duke thënë, ju faleminderit për mbështetjen.

Ky projekt është një vizion kolektiv që ka marrë legjitimitetin nga qytetari, le të jetë e qartë VLEN mbetet fryma e NDRYSHIMIT.

Ne jemi të përkushtuar të ruajmë thelbin e këtij besimi dhe të punojmë me integritet për ta kthyer atë në veprim politik konkret.

- Advertisement -

Në këtë moment sfidues, ju siguroj se nuk do të lejojmë që shpresa që ngjallëm të zëvendësohet nga zhgënjimi. VLEN do të jetë gjithmonë zëri i atyre që duan, përfaqësim dinjitoz dhe një të ardhme të drejtë për të gjithë qytetarët.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull