Deputetja e koalicionit VLEN, Imerlije Saliu, ka njoftuar se ka qenë mysafire në ceremoninë solemne me rastin e 91 vjetorit të të drejtave të grave turke për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur.
“Shpreh falënderimet e mia më të sinqerta ndaj Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë dhe organizatorëve të ngjarjes për ftesën dhe mikpritjen e ngrohtë në ceremoninë solemne me rastin e 91-vjetorit të të drejtave të grave turke për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur, një moment historik që shënon përparimin demokratik dhe forcimin e rolit të gruas në shoqëri.
Falënderim i veçantë i drejtohet znj. Çiğdem Erdoğan, kryetare e Komisionit për Mundësi të Barabarta të Grave dhe Burrave, për ftesën dhe angazhimin e saj në avancimin e barazisë gjinore.
Ishte një nder i veçantë për mua që, si deputete e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të përfaqësoj Kuvendin në këtë event të rëndësishëm, i cili promovon vlerat universale të barazisë, demokracisë dhe fuqizimit të grave”, ka shkruar deputetja Saliu.
Imerlije Saliu merr pjesë në ceremoninë e 91-vjetorit të të drejtave të grave turke

Ndani këtë artikull
