Deputetja e Alternativës dhe koalicionit VLEN, Imerlije Saliu, lidhur me përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, ka shkruar se arritja e kësaj marrëveshje ishte momenti kur u zgjodh paqja dhe e ardhmja mbi frikën dhe padrejtësitë.
“Sot, gati një çerek shekulli nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit, duhet të kujtohet si moment kur u zgjodh paqja dhe e ardhmja mbi frikën dhe padrejtësit. Ky akt historik nuk ishte thjesht marrëveshje, por themeli i një shteti të barabartë, ku çdo bashkësi ka vendin e vet me dinjitet.
Kjo frymë duhet jo vetëm të ruhet, por të forcohet me zbatim real të barazisë, dialog dhe besim të ndërsjellë, dhe asesi të mos përsëriten gabimet ku MKO shpesh u përdor si slogan elektoral dhe jo si mjet për barazi reale. Zbatimi i plotë mbeti i penguar nga klientelizmi dhe mungesa e vullnetit politik nga qeverisjet e kaluara.
Maqedonia e Veriut mund të jetë një vend i përbashkët për të gjithë, vetëm kur barazia të jetë e njejtë për të gjitha bashkësit!”, ka shkruar deputetja Saliu.
Imerlije Saliu: Marrëveshja e Ohrit, momenti kur u zgjodh paqja dhe e ardhmja mbi frikën dhe padrejtësitë

Ndani këtë artikull