Deputetja e Alternativës dhe koalicionit VLEN, Imërlije Saliu, në rrjetin social facebook ka shkruar se ajo ka zgjedhur të mbetet besnike ndaj një politike që ruan raportet njerëzore.
“Shpesh më pyesin si e përballoj politikën, me gjithë ndasitë dhe tensionet që ajo sjell. E vërteta është se unë kam zgjedhur të mbetem besnike ndaj një politike që ruan raportet njerëzore.
Në skenën politike të RMV-së po shfaqet një frymë e re më e hapur, më bashkëpunuese dhe më e lidhur me realitetin shoqëror, të cilën e sjellin politikanët e rinj ne skenën politike shqiptare, gjë që ndoshta s’është e zakonshme as për vendin e as për politikbërjen ballkanase.
Unë jam ITHTARE e një politikbërjeje që nuk ndërpret marrëdhëniet shoqërore e familjare, por i forcon ato me respekt e mirëkuptim. E ndjej si detyrim të ruaj vlerat e familjes, traditën e bashkëjetesës dhe respektin për tjetrin – edhe në politikë.
Le ta dëshmojmë se mund të jemi të ndryshëm në ide, të fortë në qëndrime por të bashkuar në qëllime njerëzore”, ka shkruar deputetja Saliu.
Imërlije Saliu: Jam ITHTARE e një politikbërjeje që nuk ndërpret marrëdhëniet shoqërore e familjare, por i forcon ato me respekt e mirëkuptim
