Imerlije Saliu: Frika nga humbja në zgjedhjet lokale po e bën opozitën agresive

2 Min. Leximi

Deputetja e VLEN-it, Imerlije Saliu, ka reaguar ndaj sjelljes së deputetëve të opozitës, të cilët sipas saj, në mungesë të ideve dhe frikës nga humbja në zgjedhjet lokale, po përdorin gjuhë të ulët dhe denigruese përpara opinionit publik, raporton alfax.mk.

“Qëndrimi në opozitë për 15 muaj, si dhe frika nga humbjet në zgjedhjet lokale, si duket është e papërballueshme për opozitën. Sot, deputetët e AKI përdorën një gjuhë të ulët dhe denigruese përpara opinionit publik,” shkruan Saliu.

- Advertisement -

Ajo thekson se Kuvendi duhet të jetë hapësirë për debat konstruktiv dhe zgjidhje për qytetarët, por, sipas saj, u shndërrua në arenë për përfitime politike, me gjuhë urrejtjeje dhe nxitje të tensioneve ndëretnike.

- Advertisement -

“Sa më shumë që shpifni dhe propagandoni, aq më qartë bëhet për qytetarët se nuk keni lënë ‘sy e faqe’ për të dëshmuar se interesat e tyre janë prioriteti juaj,” ka deklaruar deputetja e VLEN-it.

Në fund, Saliu kujton periudhën e qeverisjes së gjatë të opozitës aktuale, kur sipas saj, shqiptarët ishin më të goditur nga politikat e tyre.

“Ju pamë se si qeverisët për 22 vite, kur 66.36% e popullatës jorezidente, që i detyruat të largohen nga vendi i vet, ishin shqiptarë. Vetëm në komunat e Pollogut sot kemi 85.000 banorë më pak, e për të cilët asnjëherë nuk ju vrau ndërgjegjja,” përfundon ajo. /alfax.mk/

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull