Imerlije Saliu: 1 Shkurti Dita Ndërkombëtare e Mbulesës

1 Min. Leximi

Për mua, kjo ditë nuk është vetëm simbolikë, që nga data 11.08.2011 është histori personale, është rrugëtim, është dëshmi. Një dëshmi se besimi në vete edhe kur nuk është i lehtë, të çon aty ku duhet.

Këmbëngulja për të besuar se edhe me mbulesë mund t’ia dalësh, se mund të jesh zë, përfaqësuese dhe vendimmarrëse, sot nuk është më vetëm bindje, është realitet.

Këtë 1 Shkurt, kjo datë përsëri më gjeti pjesë e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me përgjegjësi. Me përulësi. Me krenari. 🤍

Sakrificat, sfidat dhe paragjykimet nuk më ndalën. Përkundrazi, më forcuan. Më mësuan durimin, qëndrueshmërinë dhe domethënien e vërtetë të përfaqësimit.

Kur je vetvetja pa kompromis, çdo hap ka peshë dhe çdo fitore ka kuptim.

Ky rrugëtim nuk është vetëm i imi. Është një mesazh për çdo vajzë dhe grua që beson, që sfidon dhe që ecën përpara me dinjitet. Ky 1 Shkurt u përket të gjithave atyre që kanë zgjedhur të mbajnë mbi vete peshën e vërtetë të një përgjegjësie të madhe morale dhe dinjiteti. 😇

E unë jam mirënjohëse, e bekuar, e vendosur. 🙌😇

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull