Ill Rustemi nga forumi rinor i VLEN: Blerant Ramadani merr planprogramin e paplotësuar të Blerim Bexhetit

2 Min. Leximi
created by Polish

Ill Rustemi nga forumi rinor i koalicionit VLEN ka reaguar ashpër ndaj kandidatit për komunën e Sarajit, Blerant Ramadani, duke e akuzuar se ka marrë si propozim planprogramin e vitit 2021-2025 të ish-kryetarit Blerim Bexheti, i cili nuk është realizuar, përfshirë edhe premtimin për ndërtimin e një shtëpie të kulturës në Saraj.

Rustemi thekson se deri dje Ramadani dhe Bexheti ishin kundërshtarë të ashpër, ndërsa sot janë bashkuar në një “aleancë të çuditshme vetëm për karrige”.

- Advertisement -

“Që nga viti 2017 rinia e Sarajit ka dëgjuar të njëjtat premtime: qendër rinore, shtëpi kulture e madje edhe muze. Por asnjë prej tyre nuk u bë realitet. Ndërkohë, studentët, nxënësit e të rinjtë jetojnë pa transport publik të denjë, pa bibliotekë publike dhe pa hapësira të shëndetshme për zhvillim,” ka shkruar Rustemi.

- Advertisement -

Ai shton se rinia nuk ka nevojë për mashtrime dhe projekte imagjinare, por për punë konkrete, transparencë dhe kthim të besimit.

Sipas tij, ndryshimi i vërtetë në Saraj do të vijë vetëm me kandidatin e VLEN-it, Muhamed Elmazin, të cilin e cilëson si “kandidatin e shpresës dhe të vizionit madhështor për një Saraj ndryshe”.

“Saraji meriton më shumë, rinia meriton më shumë!” përfundon reagimi i forumit rinor të VLEN.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull