Kryetari i Alternativës dhe një nga liderët e VLEN-it, Zeqirija Ibrahimi, në intervistën e fundit në RTM2 në emisionin ZOOM, është shprehur se nuk ka asnjë vendim të asnjë partie të VLEN-it që të bëhet shkrirja e tyre në VLEN.
“Por ky është si vullnet i mirë që është shprehur në takimet të cilat i kemi pasur mes liderëve të VLEN-it, pikërisht duke e pasur parasysh se zgjatja e kësaj situate e bën të paqëndrueshme ose të rrezikuar VLEN-in për shkak gjithkush e sheh se ku është i përfaqësuar si subjekt i veçantë politik. Duke e pasur këtë parasysh e kemi menduar se është mirë të përshpejtojmë unifikimin e VLEN-it në një parti politike dhe të mos lihet kjo gjendje”, u shpreh Ibrahimi.
Gjykimi ynë, siç tha Ibrahimi, është se duhet të bëhet unifikimi i partive të VLEN-it, pasi kjo e mbanë Koalicionin unik dhe e mbanë të gjithë fuqinë elektorale të VLEN-it si antipod i asaj që paraqet BDI.