Ibrahimi: Votat nuk janë për kazino e korrupsion, por për shkolla e spitale

1 Min. Leximi

Lideri i Alternativës dhe njëkohësisht një nga figurat udhëheqëse të koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si, sipas tij, është keqpërdorur legjitimiteti i votës në qeverisje. Në një status të publikuar në rrjete sociale, ai ka kritikuar modelin aktual të përfaqësimit, duke e lidhur atë jo vetëm me numrin e votave, por edhe me vlerat morale dhe etikën politike.

“Legjitimiteti nuk është vetëm numri i votave, por edhe mënyra e përfaqësimit”, shkroi Ibrahimi, duke nënvizuar se votat e qytetarëve nuk duhet të kthehen në mekanizma për përfitime personale apo për të thelluar korrupsionin institucional.

- Advertisement -

Ai shtoi: “Nëse votat i shndërron në lojë futbolli në qeveri, në kazino, në lojëra fati, në Soravia, në nongrata, në korrupsion, në krim, në pafuqi të bësh një shkollë, një spital a një çerdhe, kështu e humb legjitimitetin e përfaqësimit”.

Sipas Ibrahimit, përfaqësimi politik nuk mund të reduktohet në matematikë zgjedhore.

“Sepse, vërtet demokracia është matematikë, por përfaqësimi politik është edhe etikë”, përfundoi ai, duke sinjalizuar se VLEN synon të vendosë një standard të ri etik në qeverisje dhe përfaqësim.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull