Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, ka uruar nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor.
Mes tjerash, Ibrahimi ka shkruar se ndjehet krenar që me këtë rast ka patur mundësinë që ta shpërndaj edhe Abetaren Kombëtare.
“Me fillimin e këtij viti shkollor, dua të uroj nga zemra të gjithë nxënësit e klasës së parë për këtë hap të rëndësishëm në udhëtimin e tyre drejt dijes. Shkolla është vendi ku fëmijët tanë fillojnë t’i ndërtojnë ëndrrat dhe aspiratat e tyre. Në këtë rrugëtim të ri jam krenar që, me këtë rast, kam mundësi ta shpërndaj edhe Abetaren Kombëtare, një libër që do t’i udhëheqë filloristët e parë drejt përvetësimit të gjuhës dhe trashëgimisë sonë kombëtare. Ky donacion nga Instituti për Trashëgiminë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve është një dhuratë për të ardhmen e ndritur të fëmijëve tanë.
Le të jetë ky vit i mbushur me suksese dhe mësime të çmuara!”, ka shkruar Ibrahimi.