Ibrahimi uron besimtarët për Ditëlindjen e Muhamedit a.s.

2 Min. Leximi

Kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Zeqirija Ibrahimi, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Natës së Mevludit – ditëlindjes së Profetit Muhamed a.s. Në një postim në rrjete sociale, ai ka ndarë një poezi të rrallë të Shejh Jonuzit, duke e cilësuar këtë natë si moment reflektimi dhe udhërrëfimi shpirtëror.

📝 Postimi i plotë i Zeqirija Ibrahimit:

- Advertisement -

Sonte është Nata e Mevludit – Ditëlindja e Muhamedit a.s.
Duke ua uruar besimtarëve myslimanë këtë natë të madhe dhe duke u lutur që Profeti Muhamed të jetë udhërrëfyes i njerëzisë, po e postoj një poezi pak të njohur të Shejh Jonuzit:

- Advertisement -

Shejh Jonuzi (1848-1909)

NUR MUHAMED MUSTAFAJA

Nur Muhamed Mustafaja
Kti ym-meti qi i ka ardh,
Diell e hon e ylli
Prej ti nur jan t’ue marr.

Pejgamberi kti ym-meti
Nur i nurve t’u e ardh,
Shumë jazëk për ehligaflet —
Rrin në terr, nur s’o tu e marr.

Bveti bjeshka: dukat me u bo,
Mbas ati daim me ardh.
Me nur të zotit zembra zengjin
s’e ka dash’t as s’e ka morr.

Kë ket dynja varis nebi
Me mbledh pare nuk o ardh,
Me bo talim hak tevhidin,
Tu e dhon frym hem tu e marr.

Me tevhid për ket ym-met
Aj angjak rahmet t’u e ardh,
Përej gafletit, terit, shirkit
Me na nxier ne aj osht ardh.

N’dash me gjet drit hem hakikat
Çëka o tevhidi vesih me marr.
Leje rrenen, mos ha haram,
Shihe deken qi t’ka ardh.

*Haxhi Jonuz Efendiu ka lindur në Jashanicë (Toplicë) më 1848. Në vendlindje e kishte kryer mejtepin, kurse pas shpërnguljes me dhunë familja e tij ishte vendosur në Vushtrri. Më vonë e kreu medresen e pastaj edhe studimet e larta për teologji në Stamboll. Më t’u kthyer në Kosovë, pas studimeve, për herë të parë e kishte hapur shkollën e parë shqipe në Suhadoll të Poshtëm. Ai është autor i disa veprave dhe poezive fetare (ilahive) që janë kënduar dhe ende këndohen brez pas brezi.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull