Ibrahimi: UÇK-ja është vlerë e gjithë shqiptarëve, nuk është pronë e Ahmetit e Taravarit

2 Min. Leximi

Njëri nga eksponentët e lartë të VLEN-it, Zeqirija Ibrahimi në emisionin “Dialog te Lajmi”, ka thënë se VLEN mbështetë çdo tubim për mbrojtjen e UÇK-së, por jemi siç thotë, “kundër çdo abuzimi me të”.

Reagimi i tij vjen pas paralajmërimit të protestës në Shkup nga ana e opozitës në mbështetje të ish udhëheqësve të UÇK-së në Hagë.
“UÇK është vlerë e gjithë shqiptarëve, gjitha partive e të gjitha shteteve, nuk është pronë e asnjë partie, aq më pak e z. Ahmeti dhe z.Taravari. VLEN, unë dhe gjithë ne e mbështesim çdo tubim që është në mbrojtje të UÇK-së, por jemi kundër çdo abuzimi politik me UÇK-në”, ka thënë Ibrahimi.

Ai ka thënë se Ali Ahmeti për 20 vite nuk bëri asnjë mbrojtje ligjore për veteranët e UÇK-së.
“Z. Ahmeti ka qenë në pushtet për 20 e ca vite edhe pse në çdo cikël zgjedhor ka fituar, duke u thirrur në gjakun e dëshmorëve, veteranëve e invalidëve të luftës, realisht nuk ka bërë asnjë mbrojtje ligjore të atyre veteranëve dhe ish ushtarëve të UÇK-së. Bile, bile ka qenë ai që ka votuar ligjin e branitellave maqedonas dhe ndryshimet dhe plotësimet e atij ligji ai i ka votuar. Dhe tash kur është në opozitë i kujtohet që do duhet të mbrohet UÇK-ja”, ka thënë Ibrahimi.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull