Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi ka njoftuar se ka zhvilluar takim me ambasadorin e Francës në Shkup, Kristof Le Rigoler.
“Takim i frytshëm me ambasadorin e Francës, Sh.T. Kristof Le Rigoler, ku diskutuam për zhvillimet politike, luftën kundër korrupsionit dhe rrugën drejt BE-së. U dakorduam që bashkëpunimi të thellohet edhe më tej, duke e ruajtur miqësinë dhe mbështetjen e çmuar të Francës në këtë proces”, ka deklaruar kryetari Ibrahimi.
Ibrahimi takon ambasadorin francez në Shkup, Kristof Le Rigoler
