Kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqiirja Ibrahimi në hapjen e shtabit në Shuto Orizarë, ka thënë se fryma e fitores çdo ditë po rritet më shumë.
“Sonte, së bashku me udhëheqësit e koalicionit VLEN, hapëm shtabin zgjedhor në Shuto Orizarë.
Ky ishte më shumë se një hapje formale, ishte një tregues i qartë se fryma e fitores po rritet çdo ditë.
Lista e VLEN-it, e udhëhequr nga Enis Zekiri, përfaqëson profesionistë të ndershëm, njerëz me vizion dhe përkushtim për komunitetin.
Shuto Orizari është gati për ndryshim, dhe ky ndryshim vjen me VLEN!”, ka deklaruar Ibrahimi
Ibrahimi: Shuto Orizarja është gati për ndryshim, dhe ky ndryshim vjen me VLEN

Ndani këtë artikull