Ibrahimi: Qeveria VLEN është garancia për një Çair modern dhe urban

1 Min. Leximi

Kryetari i Alternativës, Zeqiirja Ibrahimi së bashku me kandidatin e VLEN-it për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, deputetë të zonës, dhe funksionarë, sot kanë promovuar projektin prej 37 milionë denarëve, me të cilin Lagja Çair i Vjetër do të marrë pamje krejtësisht tjetër.
“37 milion denarë është projekti i cili filloi sot të realizohet në Çairin tonë të bukur. Lagja Çair i Vjetër do të marrë pamje krejtësisht tjetër.
Sot, së bashku me Izet Mexhitin, kandidat i VLEN për Çairin dhe Bekim Sali, deputet i Alternativës dhe Koalicionit VLEN, inspektuam punimet drejtë realizimit të këtij projekti i cili mundëson një Çair modern! Qeveria VLEN po jep frytet e saja të para në Çair. Por, ne nuk do të ndalemi me kaq.
Kaosi urban dhe mungesa e sigurisë së trafikut do të janë e kaluar e hidhur nga pakujdesia e institucioneve në nivel qëndror. Tashmë, qeveria VLEN është garancia për një Çair modern dhe urban”, ka shkruar Ibrahimi.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull