Ibrahimi: Plani i atyre të listave të zeza tashmë ka dështuar, jemi më të bashkuar se kurrë

1 Min. Leximi

Me themelimin e Shtabit të Përgjithshëm Politik të VLEN-it, Zeqirija Ibrahimi deklaroi se ky akt shënon hapjen e një kapitulli të ri.

“Ky takim shtë edhe një dëshmi se VLEN-i nuk është vetëm se bashkim partish, por është një bashkim vlerash, është bashkim i njerëzve që e duan vendin e tyre dhe që besojnë se shqiptarët meritojnë një përfaqësim më dinjitoz. Ne sot jemi këtu që të pohojmë se VLEN-i sot është më i fortë se dje. Plani i atyre të listave të zeza tashmë ka dështuar. U përpoqën të na ndajnë, u përpoqën të na përçajnë, u përpoqën të na sabotojnë por ja ku jemi, akoma më të bashkuar, akoma më të vendosur dhe akoma më të përgatitur që ta bëjmë edhe betejën e radhës”, deklaroi mes tjerash Ibrahimi në fjalën e tij.

- Advertisement -

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull