Njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Debresht në Komunën e Dollnenit, menjëherë pas namazit të xhumasë.
Ai ka theksuar se atmosfera e ngrohtë dhe përkrahja e banorëve për kandidatin e VLEN-it, Blerim Islamin, janë shenjë e qartë e besimit në ndryshim.
“Dita e mirë shihet që në mëngjes, përkrahja për Blerim Islamin, duke rrethuar numrin 7, i jep zë zhvillimit që ia VLEN,” ka shkruar Ibrahimi.

 
		 
		 
		 
		 
		 
		 
		