Kreu i AlternAtivës, Zeqirija Ibrahimi, ka reaguar ndaj BDI-së dhe liderit të saj, Ali Ahmeti, duke e cilësuar si të pasigurtë pozicionin e partisë së tij në lidhje me procesin e vetingut. Ai tha:


“A duan ende veting apo janë dorëzuar më? Edhe sa vende në listën Nongrata dhe sa eksponentë nën hetime, në arrest dhe në arrati duhet t’u ndodhin, që ta marrin vesh se partia e fundit në këtë planet që mund ta përmend emrin ‘veting’ është pikërisht Soravia?”
Ibrahimi ka vazhduar duke theksuar se arrestimet dhe arratisjet e fundit, së bashku me shpalljen në listën non grata, e shpjegojnë më së miri naracionin e BDI-së për “deshqiptarizimin e institucioneve”. Ai e lidh këtë situatë me ngjarjen e fundit të arrestimit të djalit të pobratimit të Pllasnicës dhe thotë se:
“Pas arrestimit të djalit të pobratimit të Pllasnicës, tash Plaku i Soravisë e ka vetëm një dert – si t’i shpëtojë nipat e vet.”
Sipas Ibrahimit, ky është një reflektim i asaj që ai e quan një përpjekje të pasuksesshme për të shpëtuar nga krizat që po përjeton ky kamp politik.