Njëri nga liderët e VLEN, Zeqirija Ibraimi, ka reaguar ashpër ndaj gjendjes së rëndë me mbeturinat në komunën e Çairit, duke e kritikuar kryetaren e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, për mosveprim.
Përmes një postimi në Facebook, Ibraimi ka thënë se derisa Arsovska nuk e përmbush detyrimin e saj për ta pastruar Çairin nga mbeturinat, që ai e cilëson si “bombë ekologjike”, çdo debat për ndërtimet pa leje bie poshtë. “Derisa Danella Arsovska nuk e bën detyrimin e saj, që ta mbledhë bërllokun nga Çairi, që të shpëtojmë nga kjo bombë ekologjike, nuk i vlen asnjë argument për ndërtimet pa leje”, shkruan Ibraimi.