Ibrahimi nga Zhelina: Ne, nuk kemi ardhur në pushtet duke e keqpërdorur gjakun e dëshmorëve të UÇK-së

2 Min. Leximi

Kryetari i Alternativës dhe njeri prej liderëve të VLEN, Zeqirija Ibrahimi mori pjesë në hapjen e shtabit të VLEN në Komunën e Zhelinës dhe promovimit të kandidatit për kryetar të komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu.

Ibrahimi, gjatë fjalimit të tij në Zhelinë, iu përgjigj akuzave të disa gazetarëve, se gjoja VLEN janë kundër UÇK-së dhe nuk po mbrojnë interesat shqiptare.

- Advertisement -

Ibrahimi ka theksuar se UÇK është vlera më e lartë e kombit, por fatkeqësisht është keqpërdorur gjaku i dëshmorëve nga pushtetet e kaluara.

- Advertisement -

“Më duhet t’ua kujtoj atyre se ne nuk kemi ardhur asnjëherë në pushtet duke e shfrytëzuar gjakun e dëshmorëve të UÇK-së. Asnjëherë nuk kemi dalur në skenë e të bërtasim UÇK, UÇK e t’u themi njerëzve të më votoni se unë dua ta blej Soravinë. Ne nuk i kemi vrarë asnjë ushtarë të UÇK-së. Në kohën tonë nuk është vrarë hoxha i Merovës, por është vrarë në kohën e qeverisjes së tyre. Andaj, të fundit, të cilët në këtë planet, është e mundur ta akuzojnë dikë se a ka respekt apo nuk ka respekt për UÇK-në janë ata. Ne, kemi respektin e plotë për UÇK-në si vlera më e lartë e kombit dhe si suksesi më i lartë i kombit tonë. Por, u qoftë për turp atyre që e keqpërdorën gjakun e dëshmorëve të UÇK-së që ta pasurojnë veten dhe familjen e tyre. E nëqoftëse dikush prej atyre është i gatshëm të ballafaqohet në debat në çfarë vendi dëshiron e në cilin televizion dëshiron se si ata abuzuan me gjakun e dëshmorëve dhe thuajse e bënë zero gjakun e djersën e tyre dhe në Marrëveshjen e Ohrit, në preambulën e saj ,thuajse nuk ndryshuan asgjë në kuptimin e statusit të shqiptarëve, jam i gatshëm të ballafaqohem më secilin prej tyre”, theksoi Ibrahimi.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull