Ibrahimi nga konaku në Rashçe: Derveni gjithmonë ka ditur ta udhëheqë ndryshimin

1 Min. Leximi

Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, ka njoftuar se sonte kanë qenë në konak te familja Ismani në Rahçe.
“Sonte, në Rahçe, ishim në konak te familja Ismani, së bashku me Kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashin, kandidatin për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhitin, deputetin, Bekim Sali, kandidatin për Qytetin e Shkupit, Bashkim Bakiun, dhe kandidatin për Komunën e Sarajit, Muhamed Elmazin.
Derveni gjithmonë ka ditur ta udhëheqë ndryshimin, dhe kësaj radhe, me Muhamed Elmazin, Saraji do të ketë një udhëheqës që e njeh realitetin dhe ka vizion për zgjidhje.
Ndryshimi në Saraj veçse ka nisur!”, ka shkruar Ibrahimi.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull