Kryetari i Alternativës dhe njëri prej liderëve të VLEN, Zeqirija
Ibrahimi ka marr pjesë në hapjen e shtabit të VLEN në Bogovinë, si dhe
promovimit të kandidatit për kryetar të komunës së Bogovinës, Feti
Abazi.
Ibrahimi, gjatë fjalimit të tij, ka parashtruar pyetjen drejtuar
kryetarit të BDI-së së në cilën kishë e ka pritur Aleksandar Vuçiçin?!
“ Sonte edhe njëherë po pyes: Cili është lideri i vetëm shqiptarë që e
ka pritur Aleksandër Vuçicçn? Dhe në çfarë vendi e ka pritur? Në kishë.
Unë ju lutem, gjejeni një tjetër i cili ka dal ta pres Aleksandar
Vuçiçin këtu? Andaj, u thoni, Vuçiçin, Ballkanin e hapur, në Kishën e
Shën Naumit, nuk e sollëm ne atë e solli Ali Ahmeti ”, theksoi Ibrahimi.