Ibrahimi: Me pas mbet për çoraplarmit e BDI-së, të koshit me ylber, sot shqiptarët duhet të quheshin LGBT

2 Min. Leximi

Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi në hapjen e shtabit zgjedhor të koalicionit VLEN, tha se synimi i atyre është që të mbrohet familja shqiptare, tradicionale.
“Nesër në Shkup mbahet njëfarë parade e krenarisë. Si subjekt i qendrës së djathtë, por edhe si përfaqësues i një partie që është betuar për ta mbrojtur familjen, më duhet të theksoj se ne nuk ia ndalojmë askujt të bëjë edhe parada të turpit, sepse sheshi i një shteti shekullar është i të gjithë qytetarëve, por si shqiptarë dhe si myslimanë që jemi, ne besojmë te familja tradicionale dhe për neve familja, si begati e dhënë nga Zoti, është e shenjtë. Për neve nuk ka prindi 1 e prindi 2, por ka babë dhe ka nanë. Më duhet t’jua kujtoj këtu se kur ishim në qeveri më 2022 çifti BDI 1 e LSDM 2 deshën ta ndërrojnë kodin civil, që gjinia të ndërrojë me një deklaratë noteri. Por, u doli dardhe me bisht. Me pas mbet për ata që edhe koshin e lojës në zyrë e kishin me ngjyra ylberi, pra për çoraplarmit në BDI, sot edhe shqiptarët do të quheshin LGBT. Prandaj, nëse nuk keni asnjë arsye për ta mbështetur VLEN-in, bëjeni këtë për shkak të mbrojtjes së familjes tradicionale shqiptare”, ka deklaruar Ibrahimi.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull