Kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka reaguar ndaj promovimit të modelit “One stop shop” mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, por njëherit ka thumbuar drejtpërdrejt BDI-në.
Përmes një statusi në Facebook, ai shkroi:
“’One stop shop’ për të gjithë qytetarët e RMV-së dhe Kosovës. Pra, vetëm një kontroll dhe pa fund mundësi për komunikim e bashkëpunim ndërmjet nesh. Urime të gjithëve! Kështu vazhdon ‘degradimi i çështjes shqiptare”, shkruan ai.
Me këtë koment, Ibrahimi ironizon retorikën e BDI-së, e cila kohëve të fundit ka akuzuar se me ardhjen e VLEN-it në pushtet po “degradohet çështja shqiptare”. Përkundrazi, thotë ai me ironi, shqiptarët po bashkëpunojnë më mirë se kurrë – madje me një “One stop shop” për të gjithë.