Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, ka reaguar lidhur me histerinë që u krijuar pas shkuarjes së kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi në Kosovë.
“Histeria që krijohet nga disa të a.q. media kundër Kryetarit të Kuvendit flet jo vetëm për injorancën e tyre për detyrën që e ushtron ai, por më shumë se kaq, ajo flet për ligësinë që e ka pushtuar mjedisin tonë medial, të kontaminuar nga haraçmbledhës, shpifës e shpikës ordinerë.
Beteja me ta e kundër tyre nuk është betejë për të mbrojtur ose afirmuar dikë, por është betejë për një shoqëri të virtytshme, në të cilën duam të jetojmë e të krijojmë të gjithë”, ka shkruar Ibrahimi.