Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, në një postim në facebook, ka komentuar kërkesën e BDI-së, për zgjedhjet të parakohshme parlamentare.
Ai thotë se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme para se të jepet llogari për çdo cent të vjedhur.
“Frika nga drejtësia nuk mbulohet me kërkesën për zgjedhje të parakohshme.
Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme para se të jepni llogari për krejt të palarat dhe për çdo cent të vjedhur!”, ka shkruar Ibrahimi.
Ibrahimi: Frika nga drejtësia nuk mbulohet me kërkesën për zgjedhje të parakohshme
