Zeqirija Ibrahimi, lider i Alternativës, ka folur për temat e fundit politike që janë duke u diskutuar në opinionin publik.
Ibrahimi ka theksuar se është detyrim që të ndryshohet preambula e kushtetutës me qëllim që të zhbllokohet rruga drejt BE-së.
Me këtë rast, duhet ndryshuar edhe emërimi pezhorativ “20” për gjuhën shqipe.
“Jam dakord se stema e shtetit nuk e pasqyron saktë identitetin e shtetit tonë të ri, por nëse jemi gati të flasim për këtë temë, kjo është edhe një̈ mundësi e mirë për reforma reale dhe të nevojshme që do ta ritrajtësonin edhe të ardhmen e Maqedonisë së Veriut. Ne e kemi për detyrë ta ndryshojmë̈ edhe preambulën e kushtetutës për ta zhbllokuar kështu rrugën tonë të integrimit europian. Ky nuk është vetëm një hap politik, por edhe një lëvizje strategjike drejt stabilitetit dhe zhvillimit. Po ashtu ne kemi nevojë për një tekst të ri të himnit shtetëror, që do të jetë gjithëpërfshirës, duke siguruar inkluzivitet për të gjithë̈ qytetarët e vendit. Po aq e rëndësishme është edhe heqja e emërtimit pezhorativ “20%” për gjuhën shqipe, sepse shqipja nuk është kategori statistikore, por është gjuha e një popullsie auktoktone dhe të konsiderueshme, andaj duhet të njihet në përputhje me rrethanat. Në këtë pako duhet ta definojmë edhe familjen si një bashkësi mes një burri dhe një gruaje, kjo në përputhje me vlerat tona tradicionale. Janë këto ndryshime që, përtej simbolikës, mundësojnë një kohezion më të madh shoqëror, që e garantojnë integrimin europian, që e avancojnë̈ barazinë gjuhësore dhe mundësojnë një identitet nacional gjithëpërfshirës për të gjithë qytetarët”, deklaroi Ibrahimi.
Ibrahimi: E kemi për detyrë ta ndryshojmë preambulën e kushtetutës si dhe emërtimin pezhorativ “20 për qind” për gjuhën shqipe
