Ibrahimi: Dibra ka nevojë për ndryshim, Fisnik Mela është garancia e saj

2 Min. Leximi

Në një atmosferë entuziazmi dhe pritjeje të ngrohtë nga qytetarët, sonte në Dibrën fisnike u hap shtabi zgjedhor i koalicionit VLEN. Të pranishëm ishin drejtuesit e koalicionit, mes tyre edhe kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Zeqirija Ibrahimi, i cili theksoi se Dibra është në prag të ndryshimit.

“Sonte, në Dibrën fisnike, përçuam frymën e ndryshimit që po vjen! Me entuziazëm të jashtëzakonshëm dhe pritje të ngrohtë nga qytetarët, hapëm shtabin tonë zgjedhor për zgjedhjet lokale, së bashku me drejtuesit e koalicionit VLEN,” u shpreh Ibrahimi.

- Advertisement -

Ai vuri në dukje se kandidati i koalicionit për komunën e Dibrës, Fisnik Mela, është personifikimi i alternativës së re për qytetin:

- Advertisement -

“Kandidati ynë, Fisnik Mela, përfaqëson ndryshimin që Dibra ka nevojë urgjente. Për shumë kohë, Dibra është lënë pas dore dhe është keqmenaxhuar nga pushteti lokal që po ikën. Por kjo kohë po merr fund.”

Ibrahimi nënvizoi potencialin e madh të Dibrës dhe nevojën për një menaxhim të ri që garanton zhvillim dhe investime.

“Dibra ka një potencial të jashtëzakonshëm për zhvillim dhe investime. Me përvojën dhe profesionalizmin e tij të dëshmuar, Fisnik Mela është garancia e një të ardhmeje më të mirë për Dibrën!”

Ndonëse mesazh i qartë politik, fjalimi i tij u mbyll me një thirrje të fortë simbolike:

“Dibra VLEN!”

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull