Ibrahimi: Azem Morana mbetet frymëzim për brezat e sotëm dhe të ardhshëm

1 Min. Leximi

Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi ka marrë pjesë në akademinë përkujtimore kushtuar dëshmorit të kombit, Azem Morana.

“Kisha kënaqësinë që, me rastin e festave të nëntorit, sonte të marr pjesë në akademinë përkujtimore kushtuar dëshmorit të kombit, pishtarit të arsimit shqip Azem Morana.

- Advertisement -

Duke e ndërmendur figurën e Azem Moranës, ne e vlerësojmë kontributin e intelektualëve shqiptarë antikomunistë e antijugosllavë, të cilët për idealizmin e tyre kombëtar sakrifikuan gjithçka.

Azem Morana mbetet frymëzim për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.

Ka ardhur koha që këto figura ta marrin vendin e tyre të merituar në historinë tonë kombëtare”, ka shkruar Ibrahimi në Facebook.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull