Ibrahimi: Ali Ahmeti dëshiron destabilizimin e vendit, por dje e mori porosinë nga SHBA se nuk do të lejohet ta bëjë

2 Min. Leximi

Lideri i Alternativës, Dr.Zeqirija Ibrahimi në një intervistë për A2CNN ka komentuar ngjarjet e djeshme rreth seancës së Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për përdorimin e gjuhëve që e flasin mbi 20 % e popullsisë e që nuk është gjuhë e njëjtë me maqedonishten.

Ibrahimi theksoi se Ali Ahmeti përmes mekanizmit të Gjykatës Kushtetuese dëshiron që të shkaktoj destabilizim të vendit.

- Advertisement -

“Unë nuk them se ka forca, unë them se Ali Ahmeti dhe partia e tij janë ato forca. Dmth nuk e lë këtë punë të përgjithësuar ose të pakonkretizuar. Është pikërisht zotri Ahmeti i cili po dëshiron të shkaktoj destabilizim dhe si mjet që ta shkaktoj këtë destabilizim ai është duke e përdorur mjetin e Gjykatës Kushtetuese ku ai ka ndikim. Dhe përmes tyre dëshiron që të shkaktoj destabilizim”, deklaroi Ibrahimi.

Ibrahimi theksoi se Ahmeti e mori porosinë nga SHBA-ja se nuk do të lejohet që ta destabilizoje vendin.

“Fatmirësisht ai dje e mori edhe porosinë nga SHBA-të se ato nuk lejojnë të shkaktohet destabilizim për shkak se personi i dytë pas Ahmetit, ish zëvendës kryeministri i parë i qeverisjes së BDI-së u fut në listën e zezë për korrupsion dhe shpëtim të ish shefit të shërbimit sekret, Sasho Mijalkov. Dhe unë gjykoj që edhe Ahmeti e ka marr vesh se nuk duhet ti fryej zjarrit dhe nuk guxon edhe ai të bëjë këso akrobacione të cilat shkaktojnë destabilizim të vendit”, deklaroi Ibrahimi.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull