Historia e 62-vjeçarit: 25 aplikime të refuzuara pasi i kërkuan ryshfet, tani punon si punëtor krahu

1 Min. Leximi

Në moshën kur shumica përgatiten për pension, 62-vjeçari Fari Imeri ende del çdo mëngjes në rrugë për të kërkuar një ditë pune. Prej më shumë se tri dekadash ai është pjesë e grupeve të punëtorëve të krahut, që presin çdo ditë të angazhohen për punë fizike – pa kontratë, pa siguri dhe pa të drejta.

Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme për të gjetur një punësim të qëndrueshëm, Fariu thotë se nuk ka arritur të marrë asnjëherë përgjigje pozitive nga institucionet publike.

- Advertisement -

“Kam dorëzuar 25 kërkesa në ndërmarrjen ‘Higjiena Komunale’, por kurrë nuk më kanë thirrur. Prej vitit 1992 jam në këtë situatë. Sistemi shumëpartiak vetëm na ka lodhur,” thotë ai.

Situata bëhet edhe më e rëndë kur Fariu kujton se në një rast i është kërkuar një shumë e konsiderueshme për t’u punësuar në ndërmarrje publike.

“Një njeri më tha: më jep 5 mijë euro dhe të punësoj. Si t’i gjej unë 5 mijë euro? Kjo ka ndodhur para 10-12 vitesh, në kohën e BDI-së,” tregon ai./ VOXAL

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull