Hill: Nuk di asnjë lloj krimi që të jetë kryer nga Thaçi

2 Min. Leximi

Diplomati amerikan Christopher Hill në një intervistë në “Euronews Albania” ka folur edhe për vendimin e tij për të dëshmuar në Dhomat e Specializuar në Hagë si dëshmitar i ftuar nga mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Hill ka thënë se vendimi për të dëshmuar ishte përgjegjësi morale.

“Ai nuk më kërkoi për mbështetje, unë fola me disa njerëz sepse mendoja se ishte një përgjegjësi morale dhe vërtet mendoj se është një përgjegjësi morale. Isha aty, në vende të ndryshme në Kosovë, nuk qëndrova vetëm në Prishtinë, kam qenë në të gjitha fshatrat ku ka pasur krime lufte. Unë ama në atë kohë nuk di asnjë lloj krimi për të cilin mund të thosha se u shkaktua nga Thaçi dhe ai tani ka diku tek 5 vjet që është në burg, në paraburgim, dhe unë ndjeva se ishte përgjegjësi morale që të shkoja në Hagë, siç bëra, dhe kalova 3 ditë duke dëshmuar dhe ndonjëherë ishte e vështirë, sepse prokurori ishte mjaft i ashpër për këtë çështje. Por unë ndjeja se ishte diçka e padrejtë për ta mbajtur atë aty. Shqetësimi im ishte se aty gjatë luftës, unë pashë shumë gjëra gjatë luftës, por asnjëherë nuk pashë Hashim Thaçin të vriste njerëz apo të jepte urdhra që të vriteshin njerëz, nuk pashë diçka të tillë. Dhe kur mu kërkua që të dëshmoja, pranova”, tha Hill.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull