Duke vepruar sipas kallëzimit penal të paraqitur nga Ministria e Brendshme, prokurori i Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë lëshoi Urdhër për kryerjen e një procedure hetimore kundër një personi për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Terrorizmëm”, transmeton Portalb.mk.
“Më 16 të këtij muaji, në orët e hershme të mëngjesit, i dyshuari qëllimisht bëri një kërcënim serioz përmes linjës së ndihmës së shpejtë 192 për një bombë që po vendosej në një aeroplan në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, në fluturimin Shkup – Antalia. Menjëherë pas marrjes së kërcënimit, Sektori për Luftën kundër Terrorizmit, Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit aktivizoi protokollet e inspektimit antiterrorist dhe pas disa orësh inspektimi, u përcaktua se bëhej fjalë për denoncim të rremë. I dyshuari, me veprimet e tij, krijoi një ndjenjë frike dhe pasigurie tek pasagjerët dhe të tjerët e pranishëm në aeroport, dhe në të njëjtën kohë, duke aktivizuar protokollet e inspektimit antiterrorist, prishi trafikun e përgjithshëm ajror”, thonë nga Prokuroria.
Prokurori publik i paraqiti gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale në Shkup propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarit, duke i shpjeguar rrethanat që e arsyetojnë propozimin dhe duke treguar se në rastin konkret qëllimi i paraburgimit nuk mund të arrihet me asnjë masë tjetër për të siguruar praninë e të dyshuarit.
Në këtë rast, Aeroporti i Shkupit u mbyll për disa orë