Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Bota dhe Rajoni

Haziri kritik ndaj disa deputetëve të LDK-së – kërkon zbardhje të procesit të votave me postë

Përditësimi i fundit: 2025/03/29 at 2:44 PM
Publikuar March 29, 2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës s’ka përçarje, thotë nënkryetari Lutfi Haziri. Sipas tij, pakënaqësitë e fundit të shprehura nga anëtarë të Kryesisë janë më shumë për zhurmë politike. Megjithatë, të njëjtat ai nuk i konsideron si qesharake, por të tilla që duhen diskutuar në organet e brendshme të partisë.

Ai në një intervistë për KosovaPress thotë se kërkesa e ish-kryeministrit Avdullah Hoti për lidership të ri në LDK ka qenë e paqartë dhe që nuk është ditur se çka nënkupton.

- Reklamim -

Përkundër kësaj, Haziri është kritik edhe për zyrtarë partiakë që kanë siguruar mandatin e deputetit, por që sipas tij, s’kanë sjellë asnjë votë përtej LDK-së. Mirëpo, ai nuk pranoi të flasë me emra se kush janë të njëjtit.

“Më së paku ai (Avdullah Hoti) është në pozitë të bëjë deklarata qesharake. Avdullah Hoti dhe shumica prej neve në LDK sillemi dhe punojmë si të përgjegjshëm, të urtë dhe të butë në qëndrimet tona, por të palëvizshëm dhe kokëfortë në bazë të parimeve politike që i kemi. Ne përfaqësojmë vlerat tona. Kjo është zhurmë politike dhe asgjë tjetër. LDK-ja ka nevojë me u mbështet dhe ruajt politikisht si organizim politik. Ne, disa, LDK-në e kemi si familje politike, sepse kemi qenë dhe jemi idealistë politikë të lidhur si kërthiza me LDK-në. Kështu që në asnjë mënyrë nuk e pranoj zhurmën politike dhe s’lejoj me e konsumua LDK-në politikisht. Kërkesa për lidership të ri, çka nënkupton? Nëse zotëri Abdixhiku në mbledhje ka thënë se jeni të gatshëm me thirr Kuvendin, pse nuk u thirr Kuvendi? Çka nënkupton lidership i ri: kryesi e re e LDK-së, kryetar i ri LDK-së? Krejt është në rregull nëse duhet me dalë. Por në këtë proces politik, LDK-ja nuk pranon zhurmën politike për të na dërguar në një hendek ku janë disa që po e mbrojnë dikë dhe janë dikush që po e sulmojnë dikë”, thotë ai.

Haziri përmend emrin e Visar Azemit, kryetar i degës së LDK-së në Ferizaj dhe i cili si figurë e re ka rritur votën e LDK-së përtej bazës elektorale.

Mirëpo, të kundërtën e thotë për disa zyrtarë partiakë që kanë fituar ulëse në Kuvendin e Kosovës dhe sipas tij mburren se kanë marrë shumë vota. Por, Haziri deklaron se të njëjtit nuk janë sjellë asnjë votë përtej bazës elektorale të LDK-së.

“Për mua, shumë më të rëndësishëm dhe të vlerësuar janë disa emra që në LDK kanë hyrë në listë dhe s’kanë fituar ulësen e deputetit, por kanë pasur guxim dhe kanë ofruar emrin e tyre dhe kanë kontribuar. Ai është kontribut-dhënës dhe ka krijuar mundësinë që LDK-ja të fitojë 20 ulëse, sesa ata që në LDK kanë fituar ulëse me shumë numra që kanë ditur ta menaxhojnë votën e brendshme të LDK-së. Ai ose ajo ka qenë më i zoti të menaxhojë votën e brendshme të LDK-së, por asnjë votë përtej LDK-së nuk e ka prurë. Zero votë ka prurë. Ka siguruar ulëse në LDK dhe asnjë votë jashtë LDK-së nuk e ka prurë. E kam për të reja dhe të vjetra. Të rejat kanë prurë vota përtej LDK-së. Çka ka prurë Visar Azemi në LDK? Ka prurë votë përtej LDK-së. Ka ardhur për herë të parë, ka dalë në krye të strukturës së LDK-së në Ferizaj dhe ai është kontribut-dhënës më i madh në LDK sesa disa që kanë marrë ulëse në mënyrën dhe formën që ka ditur të menaxhojë, ka pasur kontakte dhe lidhje dhe ka menaxhuar votën e LDK-së. Madje, thotë kam marrë vota shumë. Çfarë vote, shumë? Hajde i pjesëtojmë me dhjetë dhe shihe sa dalin. Ajo është votë e brendshme e LDK-së dhe i atribuohet liderit të LDK-së”, shton ai.

Duke komentuar rezultatin zgjedhor të 9 shkurtit, ku LDK-ja u rendit si partia e tretë, ai thotë se pritjet politike kanë qenë më të larta, megjithatë do të respektojnë të njëjtin.

“Ne kemi punuar, s’është që ka pasur pritje politike. Ne kemi punuar për rezultat më të mirë dhe mbështetje më të madhe qytetare. Angazhimi jonë ka qenë i pandalshëm, programi jonë ka qenë i punuar nga ekipe të mira dhe emra të njerëzve që kanë autorësi brenda dhe përtej Kosovës”, deklaron Haziri.

Në anën tjetër, sa i përket akuzave të LVV-së se LDK-ja ka manipuluar votat me postë nga diaspora, Haziri thotë se një gjë të tillë e kanë rrëzuar PZAP-i dhe Gjykata Supreme.

Mirëpo, Haziri thotë se ajo çka ka ndodhur në votat me postë nuk është e mirë dhe se organet e drejtësisë duhet ta zbardhin në tërësi këtë proces.

“Ndryshimi kozmetik sado që ka ndodhur në këtë ligjin e fundit, ka krijuar mundësi për t’u dëmtuar vota, pasi është prekur vota. Shiko vonesat, shiko formula e re zgjedhore çka ka shkaktuar dhe shiko votën e mërgatës. Partia e parë po e akuzon partitë e dytë në mërgatë. Ne s’kemi të drejt me u rritë a? Pse ne kemi marrë vota më shumë, kanë ndërtuar mekanizëm të ankesës kundër neve. Ajo që ka ndodhur nuk është e mirë dhe nuk mund të themi se është e mirë. Vota në ambasada dhe vota me postë nuk është e sigurt, nuk është ruajtur dhe nuk është garantuar. Duhet parë deri në fund çka ka ndodhur. Organet e shtetit nuk duhet lejuar të kalojë kjo. Duhet përfunduar hetimi dhe të zbardhet ky proces. Kjo s’ka të bëjë me LDK-në. Për LDK-në nuk njihet kjo kulturë dhe është e papranueshme dhe dënueshme kjo mënyrë. Kërkoj që të zbardhet ky rast”, përfundon Haziri.

LDK në zgjedhjet e 9 shkurtit doli parti e tretë. Pas zgjedhjeve, ish-kryeministri Avdullah Hoti kërkoi lidership të ri në parti duke shprehur haptas se është i pakënaqur me rezultatin zgjedhor.

Ai ka theksuar se personalizimi i fushatës zgjedhore, përbërja e listës, renditja e kandidatëve në listë, paraqitja dhe favorizimi medial i një liste të ngushtë të kandidatëve të LDK-së, si dhe çështje të tjera para dhe gjatë fushatës, kanë dëmtuar kohezionin e brendshëm partiak, me gjithë përpjekjet e të gjithë neve për t’i tejkaluar ato pakënaqësi.

Ndërsa, nënkryetarja e LDK-së Doarsa Kica-Xhelili e ka quajtur “kërkesë qesharake” deklarimin e Hotit për ndërrimin e lidershipit të partisë duke thënë se strukturat e LDK-së i kanë dhënë dhe i japin mbështetje të plotë Abdixhikut si kryetar i partisë

TOP Lajmet

Taravari: S’na lanë të sjellim ligjin për përfaqësim të drejtë, s’kemi çka kërkojmë në Qeveri
Lajme
VLEN: Bashkëpunimi rajonal është në përputhje me standardet evropiane
Lajme
Kryetari i Komunës së Tetovës, Kasami për vizitë zyrtare në Komunën e Hornit të Austrisë
Lajme
Mbahet mbledhja inaugurues e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Ndjekjen e Progresit të Strategjisë Nacionale të Zhvillimit
Lajme
Presidenti Erdoğan në Tiranë: Nga Shqipëria do ta ngremë zërin për paqe për gjithë botën
Bota dhe Rajoni
Rama i ulet në gjunjë Melonit
Bota dhe Rajoni
ETIKETUAR: toplajm
3shi.net 29 Mars, 2025 March 29, 2025
Artikulli i mëparshëm Ganiu: Pastrohen oborret dhe hapësirat te të gjithë xhamitë në Çair
Artikulli tjetër Universiteti i Harvardit shkarkon drejtuesit e Qendrës për Studime të Lindjes së Mesme

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    PLD kërkon dorëheqjen e Arsovskës pas ngjarjeve në Kopshtin Zoologjik

    3shi.net August 7, 2024
    Ahmeti: Nëse Vetëvendosje përfshihet në zgjedhje në Maqedoninë e Veriut le ta thotë hapur
    LDM: Me ndryshimet në Kodin Penal cenohet rregulli ligjor në vend
    Xiong’an, qyteti 85 miliardë dollarësh për të ndaluar mbipopullimin e Pekinit
    Taravari: 10 pacientë do të dalin nga spitali
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Taravari: S’na lanë të sjellim ligjin për përfaqësim të drejtë, s’kemi çka kërkojmë në Qeveri

    May 16, 2025
    Lajme

    VLEN: Bashkëpunimi rajonal është në përputhje me standardet evropiane

    May 16, 2025
    Lajme

    Kryetari i Komunës së Tetovës, Kasami për vizitë zyrtare në Komunën e Hornit të Austrisë

    May 16, 2025
    Lajme

    Mbahet mbledhja inaugurues e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Ndjekjen e Progresit të Strategjisë Nacionale të Zhvillimit

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Presidenti Erdoğan në Tiranë: Nga Shqipëria do ta ngremë zërin për paqe për gjithë botën

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Osmani në Tiranë me akuza ndaj BE-së: I keni hapur derën atyre që shkojnë te Putini dhe bllokoni Kosovën

    May 16, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?