Haxhiu: Transporti publik në Kopanicë dhe Bojanë – një nevojë urgjente, jo një temë për justifikime!

1 Min. Leximi

Deputetja e koalicionit VLEN, Feride Haxhiu, në një status në rrjetet ka shkruar se Banorët e fshatrave Kopanicë dhe Bojanë në Komunën e Sarajit po përballen me probleme serioze për shkak të mungesës së transportit publik.

“Kjo situatë po i penalizon qytetarët në jetën e tyre të përditshme, duke ua vështirësuar qasjen në shkollim, punë dhe shërbime esenciale”, ka shkrua Haxhiu.

- Advertisement -

Ajo bëri thirrje publike për zgjidhje urgjente të këtij problemi.

“Blerim Bexhetit, bashkëpunëtorit të ngushtë të Danella Arsovskës, që t’i lërë ankesat ndaj Qeverisë dhe të përqendrohet në zgjidhjen e problemeve të komunës. Banorët nuk kanë nevojë për justifikime, por për veprime konkrete! Ndërsa unë, si deputete e kësaj zone, do të inicoj hapa konkretë për zgjidhjen e kësaj problematike edhe përmes këshilltares së Lëvizjes Demokratike në Qytetin e Shkupit, znj. Rejhane Ramadani. Ky problem duhet të marrë fund! Saraji meriton transport publik funksional!”, shkruan deputetja e VLEN-it, Feride Haxhiu

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull