Haxhiu i kundërpërgjigjet Kovaqit të BDI-së: Jo vetëm ndihmën e shpejtë, por me Muhamedin edhe ujin e pijshëm në Rashçe do ta sjellim

1 Min. Leximi

Deputetja e koalicionit VLEN, Feride Haxhiu, ka reaguar ashpër ndaj ish-funksionarit të BDI-së, Qamil Kovaqi, i cili kishte komentuar zotimin e kandidatit të VLEN-it për kryetar të Sarajit, Muhamed Elmazi, për të sjellë një ambulancë të ndihmës së shpejtë në komunë – një kërkesë e kahmotshme e banorëve.

“Ti mund të qash, por pyetja thelbësore që ngrihet nga banorët e Sarajit është kjo: pse, për më shumë se 20 vite në pushtet lokal dhe qendror, nuk u adresuan këto probleme thelbësore? Mbi 20 vite përgjegjësi institucionale nuk sollën zgjidhje për nevojat elementare të kësaj komune. Kjo është çështja që kërkon përgjigje,” ka shkruar Haxhiu.

- Advertisement -

Ajo shtoi se bashkë me Muhamed Elmazin kanë vizionin dhe vendosmërinë për ta shndërruar Sarajin në një model zhvillimi e dinjiteti, duke theksuar se edhe Rashçes do t’i sigurohet ujë i pijshëm, një e drejtë bazike që nuk duhet të mungojë askund.

- Advertisement -

“Saraji meriton më shumë dhe më mirë,” ka përfunduar Haxhiu.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull