Janë punësuar 11 specializantë të rinj në spitalin e qytetit, një zhvillim që vlerësohet si hap pozitiv për përmirësimin e shëndetësisë dhe shërbimeve ndaj qytetarëve. Bashkim Hasani nga koalicioni qeveritar VLEN, ka shkruar se kjo është një arritje që ndihmon jo vetëm sistemin shëndetësor, por edhe të ardhmen e vendit.
“Punësimi i 11 specializantëve të rinj në spitalin e qytetit është lajm i mirë për qytetarët, për shëndetësinë dhe për të ardhmen. Suksese në punë dhe qëndrim të palëkundur në shërbim të qytetarëve!”, ka shkruar Hasani.