Deputeti i Frontit Evropian, Ilir Hasani, ka paralajmëruar se BDI do të parashtrojë interpelancë për punën e Gjykatësve Kushtetues.
Duke folur për vendimin që mund të ndikojë në përdorimin e gjuhës shqipe, deputeti Hasani tha se Kushtetuesja po prek aty ku nuk guxon të prekë.
“Nëse vazhdoni tutje me këtë formë të shtypjes, do të jemi të obliguar të bëjmë interpelancë për të gjithë ata që janë zgjedhur në këtë Parlament, edhe atë 365 ditë të vitit dhe jo më larg, do të fillojmë nga Gjykata Kushtetuese, edhe atë shumë shpejtë do të parashtrojmë interpelancë për gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese të cilët këtu i keni zgjedhur në këtë dhomë. Ata po e prekin atë që është e paprekshme, ata po e prekin aty ku askush nuk guxon të prekë, ata po e prekin një marrëveshje 25-vjeçare, e cila është e mediatume prej ndërkombëtarëve dhe është e garantuar nga ndërkombëtarët dhe falë asaj marrëveshje, që quhet Marrëveshja e Ohrit, ne sot e kemi shtetin tonë”, ka deklaruar deputeti Hasani

